Mikëpritja dhe profesionalizmi janë pikat ku fokusohet stafi i rafaelo resort, prandaj gjatë rinovimit të resortit që është realizuar kohët e fundit,është mundësuar krijimi i ambjenteve profesionale, të përshatshme për të qënë në dispozicion të eventeve të ndryshme..

Rafaelo resort posedon 2 dhoma funksionale të cilat janë krijuar posaçërisht për realizimin e konferencave, takime biznesi, apo raste të tjera.

Sallat janë të dekoruara me një stil arkitekturor të përshtatshëm i cili e përket stilit të resortit.

Ambjentet e sallave të konferencave jo vetëm që kanë hapësira të përshtatshme për planifikimin e biznesit por gjithashtu ato kanë të instaluara paisjet e fundit të teknologjisë të tilla si video projektor, shpejtësi të lartë (fibër-optike) ose lidhje Wi-Fi e cila ofrohet në të dy sallat.

Vendi unik i hotelit i cili ndodhet në qendër të Shëngjinit gëzon privilegjin e pamjeve fantastike të ambjentit të cilat do t’ju bëjnë pushimin gjatë konferencës edhe më ç’lodhës.

Kujdesi dhe përkushtim i veçantë i kushtohet  përgatitjes së menusë që ju dëshironi, duke përdorur përbërësit më të përzgjedhur dhe më të freskët. Për çdo rast, nëse ju keni kërkesa specifike  apo ndonjë dëshirë të veçantë, ne do të jemi shumë të lumtur të krijojmë për ju një menu që i përshtatet kërkesave tuaja.

Për më shumë informacion ose për të rezervuar aktivitetin tuaj biznes apo festiv, ju lutem na kontaktoni në numrin +355 281 22501 / +355 672011033 ose duke plotësuar formën e mëposhtme.

Dërgoni kërkesën tuaj

Adresa

Kompleksi “Rafaelo”, 50 m nga hyrja kryesore, Shëngjin, Lezhë, Albania

Tel: +355 281 22501
Cel: +355 672011033

Email:
info@rafaelohotel.com
generalmanager@rafaelohotel.com

Vendndodhja