Përfekt në çdo detaj

Secila nga dhomat e hotelit është e kompletuar dhe mobiluar me shumë shije dhe ofron komfort të shkallës së lartë kombinuar me një karakter rajonal tërheqës. Në të njejtën kohë hoteli ofron dhoma me pamje tërheqëse nga deti.

Dhomat janë të pajisura me ajër të kondicionuar, telefon, tharëse flokësh, TV me satelit , minibar dhe shumë facilitete të tjera.

Akomodimi në Rafaelo Resort përbëhet nga :

Hotele
Dhoma
Shtretër

Dhoma Teke & Dopio

Dhoma tona teke dhe dopio  kanë të gjithe konfortin e nevojshëm për pushuesit individual ose çift. Te dekoruar në menyrë të këndshme me krevate dopio të rehatshëm me pamje relaksuese nga deti ose pishina.

Dhoma Treshe

Dhomat treshe janë të përshtatshme për familje të vogla që ofrojnë të gjithë komfortin e nevojshmëm në mënyrë që mysafirët tanë t’ia kalojnë sa më mirë. Dhomat përmbajnë krevat dopio + 1 krevat tek si dhe të gjitha facilitet e mëposhtme.

Dhoma Familjare

Dhomat familjare janë të projektura me 2 dhoma individuale të cilat ofrojnë një zgjidhje të përsosur për familjet e mëdha të cilët kanë vendosur të kalojnë pushimet sëbashku. Të dizenjuara me mjaft kujdes dhe shije që e bëjnë qendrimin tuaj sa më të rehatshëm dhe përshtatshëm.

Apartamente

Hoteli ynë ofron për pushuesit Apartamente me kuzhinë ose pa kuzhinë.
Apartamentet tona janë të ndërtuara në menyrë të tillë që klientët tanë gjatë pushimeve të ndjehen si në shtëpinë e tyre duke iu dhenë të njejtën kënaqësi dhe rehati.

Kushtet dhe Potilikat e Rafaelo Resort

Te gjithë tipet e dhomave kanë të përfshirë në çmim:

  • Mengjes falas
  • Një çadër me dy shazllone
  • Parking falas
  • Perdorimin e pishinës
  • Internet wireless falas
  • Wifi falas

Facilitetet e Dhomes :

  • Kondicionim ajri
  • Kasaforte depozituese
  • Tharëse flokesh
  • Shërbim Lavanderie
  • Televizion Satelitor
  • Linje telefonike
  • Ballkon

Check-in/Check-out

Klientet mund të bëjnë check-in deri në orën 2.00 p.m në ditën e ardhjes. Dhomat e parapaguara do të mbahen të zëna gjatë gjithë ditës se mbërritjes.

Klientet duhet te boshatisin dhomën dhe të bëjnë check-out jo më vonë se ora 11.00 a.m.

Në rast të kundërt recepsioni ka të drejtën të shtoje edhe një ditë të qendrimit tuaj.
Nese kerkoni që të bëni check-out pas ores 11.00 a.m duhet te njoftohet recepsioni 24 orë para ditës së largimit. Gjithesesi orari I fundit që mund të behet check-out është ora 05.00 p.m.

Për çdo ndryshim në çmime ne do ju njoftojmë në kohë reale.
Çdo klient duhet të parapaguajë 30 % të shumës totale të qëndrimit.
Politika e anullimit nëqoftëse klienti do njoftojë 2 ditë përpara akomodimit do ti mbahet penalitet 50 % e shumës që ai ka parapaguar.

Të gjithë fëmijët janë të mirëpritur
Falas! Një fëmijë nën 4 vjeç nese përdoret shtrati ekzistues.
Falas! Dy fëmijë nën 2 vjeç nuk përfshihen në çmim dhe qëndrojnë në krevatet për fëmijë.
Kostoja e një shtrati ekstra(krevat portativ) është 15 €/person në natë.
Maksimumi I shtretërve ekstra ne dhomë është një.
Maksimumi I krevateve për fëmijë në një dhomë është dy.
Per çdo lloj shtrati ekstra ose krevati për fëmijë duhet te kërkohet dhe të konfirmohet nga menaxhimi.
Kërkesat ekstra nuk janë të llogaritura në çmimet përkatëse të dhomave për këtë duhet të paguhen veçmas gjatë qendrimit.

Adresa

Kompleksi “Rafaelo”, 50 m nga hyrja kryesore, Shengjin, Lezhe, Albania

Tel: +355 281 22501
Cel: +355 672011033

Email:
info@rafaelohotel.com
generalmanager@rafaelohotel.com

Vendndodhja